Paris Hilton ishte në qendër të Los Anxhelosit duke filmuar një videoklipin për këngën e saj të re ‘Bad Bitch Academy’ kur “shtëpia e saj e lëvizshme” mori flakë.

Hilton ishte në shesh kur shpërtheu zjarri , por nuk u lëndua.

Sipas TMZ, “shtëpia e lëvizshme” ishte dhoma e zhveshjes së trashëgimtares së “artë” dhe pas zjarrit gjithçka u dogj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Burimet thonë se trajleri ishte i pajisur me rroba firmash, Swarovski, syze dielli, çanta, bizhuteri, kompjuterë dhe tonelata sende personale dhe gjithçka u shkatërrua nga zjarri,” shkruan TMZ dhe citoi një video të lidhur të kampistit të djegur. Mësohet se në xhirime mund të ketë qenë edhe Heidi Klum, e cila do të ishte e ftuar në klip.

Paris Hilton ndau në Instagram një foto të mjetit të djegur dhe falënderoi ata që ishin aty për ta ndihmuar dhe mbështetur./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";