Ish-modelja e Versace, Jennifer Pamplona ka shpenzuar thuajse gjysmë milionë euro për afërsisht 40 ndërhyrje estetike, në përpjekje për t’u dukur si Kim Kardashian.

 

Pas 7 vitesh, 29-vjeçarja ka kuptuar se të dukej si Kim Kardashian nuk ishte gjithçka që donte dhe tani është penduar, ndaj dhe ka vendosur t’i japë fund gjithë kësaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo do të shpenzojë edhe 100 mijë euro të tjera për t’u kthyer siç ishte.

 

“Doja t’i ngjaja Kardashianit, por tani dua të kthehem vetvetja. U mërzita me njerëzit që më thonin Kim Kardashian. Nuk dua më të jem hija e dikujt tjetër. Fitova famë dhe para me pamjen time të re, por tani dua të dukem si më parë”, ka theksuar ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";