Modelja Gigi Hadidpo e kalon këtë periudhë të vitit krah vajzës së saj. Khai, erdhi në jetë 3 vite më parë nga lidhja e dashurisë së Gigit me partnerin e saj Zayn Malik.

Dyshja janë shumë të kursyer për të ndarë pamje të vajzës së tyre, por Gigi së fundmi e ka “lëshuar” dorën.

Pasi ka ndarë foto të së bijës duke luajtur në dëborë, Gigi ka theksuar se ajo dhe e vogla e saj po kalojnë kohë sëbashku.

Khai ishte veshur me një kostum rozë të ndezur, çizme të bardha dhe një kapuç me printe leopardi. 28-vjeçarja postoi gjithashtu një foto bardhë e zi të saj duke tërhequr Khai-n në një sajë. Në të dyja fotografitë, Gigi është kujdesur që të mos shfaqë portretin e vajzës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";