Stresi feston sot 33-vjetorin e lindjes. Reperi i njohur duket se ka pritur mesnatën që ditëlindjen ta nisë me festë me miqtë dhe familjarët.

“Vetem zoti e di sa jam i Gezuar ”- ishin fjalët e reperit krahas fotos nga festa, ku duket torta e ditëlindjes dhe numri 33.

Gjithashtu urimet kanë qenë të shumta nga fansat, miqtë dhe kolegët, por mungoi ai i Keisit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo dhe Stresi i dhanë fund marrëdhënies së tyre pak kohë më parë dhe duket se ende nuk janë pajtuar. Ende nuk dihet arsyeja e ndarjes së çiftit, megjithatë ata nuk ndiqen më në “Instagram”.

Teksa reperi përgatitej për ditëlindjen, Keisi shijonte rrezet e diellit në Kanada, duke mos e vrarë aspak mendjen ç’po ndodh me ish-in e saj.