Në fillim të muajit maj, këngëtari i njohur Kastro Zizo u bë baba për herë të tretë. Partnerja e tij, Sara, solli në jetë fëmijën e parë të çiftit.

Sara lindi një djalë që ata vendosën ta pagëzonin me emrin Dante. Ishte vetë Kastro ai që ndau me fansat lajmin e bukur. Në profilin e tij në “Instagram”, ai postoi një pjesë të portretit të të birit.

Ndërsa së fundmi, ai ka zbuluar se është mjaft i lumtur si baba me tre fëmijë. Madje duket se pjesën më të madhe të kohës e kalon me të voglin Dante.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në profilin e tij në “Instagram” nuk mungon herë pas here edhe ndonjë pozë e ëmbël me bebushin, si kjo e fundit. Kastro dhe Dante shfaqen të shtrirë në shtrat, teksa kalojnë kohë me njëri-tjetrin si baba e bir.

“Të dua”- janë fjalët që këngëtari ka vendosur krahas fotos ku bebushi ka kthyer kokën për të parë të atin.