Naomi Campbell e do Chanel dhe e dëshmoi këtë kur shkoi në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë më 15 maj për premierën e filmit “Furiosa: A Mad Max Saga”.

Fustani i zi me temina, pjesë e koleksionit të modës vjeshtë/dimër 1997 të të ndjerit Karl Lagerfeld u shfaq për herë të parë në pasarelë gati tre dekada më parë. Por duket po aq mirë (nëse jo më mirë) sot.

Modelja, e stiluar nga Law Roach, e cila gjithashtu punon me Zendaya, e ka veshur pak më ndryshe krijimtarinë e modës së lartë. Në vitet ’90, rrjetat nuk ishin në kulmin e tyre. Kështu Naomi Campbell e veshi atë me pantallona të ngushta poshtë për të mbuluar këmbët e saj. Në vitin 2024, megjithatë, transparencat janë një nga tendencat më të mëdha dhe kështu supermodelja bëri një lëvizje të fuqishme, duke nxjerrë në pah këmbët poshtë fustanit, duke anashkaluar pantallonat.

Flokët e saj për pistën e 1996-ës ishin të kapura lart, ndërsa në tapetin e kuq të festivalit të sivjetmë ishin të lëshuara rreth shpatullave me shumë volum./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";