Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, sheh si kryetar të vetëm në Partinë Demokratike Lulzim Bashën. Ai u detyrua ta bëjë këtë sqarim në rrjetet sociale pas një komenti që i bëri Agron Shehajt, ku i shkruante: “Të priftë e mbara”, duke ju referuar garës në PD.

 

Menjëherë pas kësaj, Stresi tregoi se ka marrë një telefonatë nga babai i tij që i kërkonte “llogari” për komentin. Reperi qartësoi se për të dhe familjen e tij, PD-ja ka kryetar vetëm Bashën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më mori baba sot në telefon, e gjithë familja. Unë thash çfarë kishte ndodhur? Arkimed ç’është ai shkrim që ke bërë për zotin Agron Shehaj. Unë e kam përkrah Agron Shehajn në zgjedhje. Unë të gjithë i kam shpërndarë, por kjo nuk do të thotë se ne përkrahim Shehajn për kryetar. Ju them portaleve, ju lutem mos shpifni. Ju e dini fort mirë, se vetëm një kryetar ka PD, Lulzim Basha. Unë ju bë thirrje që ta votoni.”