Madonna pati një moment të papritur në skenë gjatë koncertit të saj në Seattle. Teksa performonte hitet e saj, në kuadër të turneut ‘Celebration’, Madonna u rrëzua nga karrigia.

Mbretëresha e popit po këndonte ‘Open your Heart’ ndërsa një nga kërcimtarët e saj tërhoqi karrigen ku ajo ishte ulur gjatë shfaqjes së saj.

Megjithatë, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke bërë që Madonna të binte me të. Këngëtarja ishte e patrembur, teksa u kthye dhe vazhdoi performancën duke qeshur, përpara se të ngrihej në këmbë me ndihmën e një partneri./vizionplus.tv

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";