Dy punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara janë pezulluar nga detyra pasi u filmuan duke kryer marrëdhënie seksuale brenda automjetit zyrtar të OKB.

Ngjarja ka ndodhur në Izrael disa ditë më parë. Një video 18 sekondëshe e publikuar në Twitter tregonte se një prej punonjësve të OKB qëndronte në pjesën e pasme të fuoristradës i shoqëruar nga një femër. Kurse punonjësi i dytë qëndronte në vendin e shoferit.

Ndërsa për gruan është sqaruar se nuk ishte punonjëse të Kombeve të Bashkuara. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB ka thënë se pezullimi nga detyra për dy punonjësit është vendimi i duhur për shkak të shkeljes së kodit të etikës dhe sjelljes së gabuar.

OKB dënoi këtë akt që ditën e publikimit të videos në internet, duke deklaruar se sjellja e dy nëpunësve të saj është e neveritshme dhe në kundërshtim me rregulloren e organizatës. Nuk është hera e parë që Organizata e Kombeve të Bashkuara vihet në qendër të akuzave për sjelljen e punonjësve të saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në të kaluarën ka pasur pretendime se paqeruajtësit e OKB kishin detyruar qindra gra në Haiti që të abortonin fëmijët pasi kishin abuzuar seksualisht me to.