Ditën e djeshme, këngëtarja Olta Boka ka surprizuar ndjekësit e saj me një postim në Instagram ku lajmëroi se është bërë nënë për herë të dytë.

Lajmi se Olta Boka është bërë nënë e një djali ka kapur “pa pregatitur” fansat dhe ndjekësit e saj pasi ajo zgjodhi ta mbaj të fshehtë shtatzëninë për 9 muaj.

Por kjo nuk ishte surpriza e vetme e Olta Bokës ditën e djeshme. Këngëtarja ka publikuar edhe një këngë që e ka bërë gjatë pritjes së ëmbël, duke shuar kështu edhe kuriozitetin e ndjekësve se si dukej ajo në shtatzëninë e dytë.

“Në muajin e 9 të shtatzanise realizova këtë këngë pa një simbolikë të vecantë, por si një dhuratë për të gjithë dashamirësit e muzikës sime, të cilët janë të duruar me mua dhe nuk kursejnë asnjehere dashurinë kundrejt meje!

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishte ndjesi e veçante te xhiroje shtatzene e ndaj vendosa ta publikoja ne diten e lindjes së Brel-it.”, shkruan këngëtarja./vizionplus.tv