14 shkurti është një ditë e veçant për dy balerinët e njohur shqiptar Enada dhe Gerd Vaso. Sot i bashkon jo vetëm dashuria e madhe për njeri- tjetrin, por edhe ditëlindja e djalit, bekimit të tyre më të madh, Roan, i cili sot mbush plot 16 vjeç.

Lajmin e bukur të familjes Vaso e ka bërë publike vetë Enada, përmes një postimi në Instastory, ku ka publikuar një video të Roanit, mbi të cilën shkruan: “Roan +16”.

Enada dhe Gerdi janë një ndër çiftet më simpatike jo vetëm në jetën reale, por edhe në atë artistike të cilët në çdo skenë që shkelin, emocionet që i dhurojnë publikut janë shumë të forta dhe të pakrahasueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";