Lamtumirë Psg, Lionel Messi do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm .

 

Sipas agjencise AFP, marrëveshja mes Al-Hilal dhe sulmuesit argjentinas tashmë është përfunduar . Gjithnjë sipas të njëjtit burim, i cili mbetet anonim, La Pulce ka arritur nje marreveshje rekord, detajet e së cilës ende nuk dihen zyrtarisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kontrata e sulmuesit argjentinas me PSG do të përfundojë më 30 qershor.

 

Udhëtimi në Riad që tërboi drejtuesit dhe tifozët e PSG , duket se ka pasur implikime pozitive për të ardhmen e Messit dhe gjithashtu për trashëgiminë e saj shumë të pasur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas asaj që mësohet, Leo në fakt ka gjetur një marrëveshje ekonomike të cilësuar si “të madhe” me Al-Hilal, një nga klubet kryesore në kampionatin saudit. Një ofertë e parezistueshme jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por edhe nga pikëpamja teknike.

Pervecse flitet per nje page vjetor 400 milione euro, ditët e fundit kane qarkulluar zëra gjithnjë e më këmbëngulës për mundësinë për t’u bashkuar në Arabi edhe miq dhe bashkëlojtarë të tjerë të mëdhenj të kalibrit të  Sergio Busquets dhe Jordi Alba .

 

Dhe kjo nuk është e gjitha. Për ta bindur Leon të pranonte ofertën, disa burime spanjolle kishin folur për një ofertë të mundshme nga Al-Hilal edhe për  Marco Verrattin  i cili se fundmi ishte ne qender te kritikave te PSG, bashku me Messin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sezonin e ardhshem ne kampionatin arab, Messi mund të gjejë rivalin e tij të përjetshëm Cristiano Ronaldo i cili  pas Kupës së Botës në Katar u ble nga Al-Nassr.