Robinho u arrestua mbrëmjen e së enjtes pasi Gjykata e Lartë vendosi se ai duhet të vuajë dënimin në Brazil, ku sistemi i burgjeve është përshkruar si “ferri në tokë”.

Robinho, një ish-yll i Real Madridit dhe AC Milan ndër të tjera, u arrestua në Santos pasi Gjykata e Lartë vendosi që ish-lojtari 40-vjeçar duhet të vuajë dënimin e vendosur ndaj tij për përdhunim në Brazil.

Drejtësia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, ndaj Robinho do të qëndrojë në burg për nëntë vjet, fajtor për përdhunimin në grup të një vajze shqiptare të kryer në Itali në vitin 2013. Gjykata Federale e Santos mori letrën nga Gjykata e Lartë pasdite dhe në orët e para të mëngjesit të lëshuar urdhrin e arrestit.

Robinho u dërgua disa orë më vonë në selinë e Policisë Federale. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";