Ylber Ramadani është padiskutim një nga asetet më të mëdha të kombëtares shqiptare, dhe jo vetëm.

Gladiatori kuqezi është lojtari më luftarak për skuadrën e Leçes, por edhe futbollisti që ka bërë më shumë kilometra në Serie A.

Faqja e njohur “Transfermarkt” ka publikuar statistikat, ku shihet se Ylber Ramadani  ka një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura. 28-vjeçari i Leçes la pas vetes futbollistët si Ferguson, Pesina, Kristante e Freuler.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këto statistika të Ramadanit japin shpresë dhe besim se kombëtarja shqiptare nuk do të jetë vetëm për shëtitje në Gjermani.