Atalanta e Berat Gjimshitit është mposhtur me rezultatin 4-1 në ndeshjen miqësore ndaj Parmës.

Gjimshiti luajti që nga minuta e parë, si dhe ishte i vetmi lojtar në fushë që luajti 90-të minuta, ndërsa gjithë pjesa tjetër e ekuipit u zëvendësua.

Edhe pse një test miqësor, kjo disfatë ishte tepër e hidhur për Atalantën.

Dopieta e Man dhe golat e Boni dhe Partipilos “trullosën” zikaltrit, ndërkohë që golin e vetëm për ekipin e Gasperinit e shënoi Lukman në minutën e 33-të.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";