Atletico Madrid është skuadra e fundit që siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e kuotës së mbretit , një rezultat i arritur më parë edhe nga Real Sociedad, Majorka dhe Atletik Bilbao.

Skuadrës së Simeones i mjaftoi një rezultat minimalisht 1 me 0 në fushën e vet për të vijuar rrugëtimin ne këtë trofe. Në metropolitan, episodi i parë i rëndësishëm i takimit ishte në minutën e 26. Los Colchoneros fituan një penallti e cila gjithsesi u gabua nga sulmuesi kryesor i skuadrës,  Antuan Griezman.

Francezi rreshkëti në momentin e gjuajtjes duke e dërguar topin mbi traversë. Deri në fund të pjesës së parë, pak moment për  tu përmendur, më shumë lojë e fortë në mesfushë, e ashpër, por pa raste të pastra për shënim. Në pjesën ë dytë miqtë pretendojnë për një penallti pas kontaktit në zonë mes madrilenit Molina dhe  Xhibril Sou por gjyqtari vazhdoi lojën, ndonëse rasti ishte tepër i diskutueshëm. Emocionet s’postohen në portën andaluze aty ku Griezman dhe Lino i afrohen ndjeshëm golit, gol që në fakt do të vinte në minutën e  79.

Këmbëngulja e gjatë e vendasve nga e djathta dhe dribilimi i bukur i Korreas u finalizuan me dërgimin e topit në rrjetë nga Mefis Deppai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ramos pak çaste me vonë gabon na afër golin e barazimit, ndërsa Lino në krahun tjetër mund të kishte mbyllur takimin për të zotët e shtëpisë.

Në fund sërish polemika të mëdha. Barrios  ka një kontakt në hyrje të zonës me Lamelen. Gjyqtari jep penallti për miqtë në fillim, pastaj e anulon përmes pamjeve në video-monitor. Moment shumë i diskutueshëm që mund të çonte ndeshjen në shtesë e që solli akuzat e Sevijës në fund të sfidës. /vizionplus.tv