Bajerni i Mynihut nuk di të ndalet as në kampionat dhe as në Champions League. Bavarezët e Vincent Kompany kanë shkatërruar mbrëmjen e sotme Klub Bruzhin me rezultatin 4-0.

Serinë e golave e hapi 17-vjeçari Karl, i cili shënoi një supergol në minutën e 5-të.

Më pas do të ishte radha e Henri Kejn dhe e Luiz Diaz për të çuar në 3-0 rezultatin në pjesën e parë.

Ndërkohë që në pjesën e dytë gjermanët do të shënonin dhe golin e katërt me anë të Xhekson, duke treguar edhe njëherë dominancë totale këtë sezon.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa në sfidën mes Real Madridit dhe Juventusit, ishte Xhud Bellingham ai i cili vendosi sfidën në pjesën e dytë.

Anglezi shënoi në minutën e 58-të pas një asisti të Vinicius, duke thelluar edhe më tej krizën e bardhezinjve të Igor Tudor.

Sa i përket sfidave të tjera, bie në sy fitorja e thellë e Çelsit përballë Ajaksit me rezultatin 5-1 dhe ajo e Liverpulit në transfertë përballë Eintraht Frankfurtit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";