Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, foli për mediat pas barazimit të papritur të Barcelonës 2-2 përballë Celta Vigo-s në Balaidos.

Ky barazim, edhe pse për momentin janë në krye të klasifikimit, ul shpresat për fitimin e titullit duke i hapur rrugë Realit të Madridit.

“Çfarë po shkon keq me ne? Pyesni trajnerin dhe stafin teknik, ata merren me analizimin e gjërave. Ne dhamë gjithçka në fushë dhe mbetesh me ndjenjën që po lëmë shumë pikë, gjë që nuk ka ndodhur në sezonet e kaluara,” insistoi uruguajani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ndjenja është negative, ne lamë 2 pikë shumë të rëndësishme. Nëse duhet të luftonim për titull duhet të fitonim të gjitha ndeshjet. Tani na duhet të shpresojmë që Reali të humbë,” tha ai.