Bayern Munich kërkon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri dhe drejtuesit synojnë lojtarë me eksperiencë për të rikthyer titullin në Munich.

Për këtë bavarezët kanë menduar që fillimisht të ‘dobësojnë’ rivalët e tyre. Pikërisht Bayer Leverkusen që këtë sezon i zbriti nga froni dhe iu mori titullin pas 11 vitesh dominim.

Në radarin e Bayern ka rënë mbrojtësi i kampionëve. Bëhet fjalë për Jonathan Tah, i cili pëlqehet shumë nga skuadra e Thomas Tuchel.

Bayern Munich do të tentojë transferimin e  28-vjeçarit, i cili ka kontratë me kampionët deri në vitin 2025.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";