Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht se Vincent Kompany do të jetë trajneri i tyre i ri.

Belgu është larguar nga Burnley, që ra nga Premier League në Championshipin anglez, për të marrë drejtimin e gjigantit bavarez duke zëvendësuar Thomas Tuchel.

Përmes një komunikate, klubi gjerman bëri të ditur se Kompany ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare pra deri në verën e vitit  2027.

“FC Bayern ka nënshkruar me Vincent Kompany si trajner të ri”, thuhet në deklaratën e gjigantit të Bundesligës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“38-vjeçari belg nënshkroi me kampionët rekord gjermanë deri më 30 qershor 2027”.

“Së fundmi ai ka punuar për klubin anglez të Ligës Premier, FC Burnley”, thuhet më tej në njoftimin e Bayernit.