Atletiko Bilbao fitoi gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit kundër Atletico Madrid, duke hedhur një hap jo të vogël drejt kualifikimit në finale.

Suksesi 1 me 0 në transfertë e dërgon skuadrën baske me një avantazh të rëndësishëm në takimin e dytë në shtëpinë e vet. Në Wanda Metropolitan të parët që e nisin me kërcënim ndeshjen ishin të zotët e shtëpisë, mirëpo Grizman goditi jashtë. Episodi që vendosi ndeshjen u regjistrua në minutën e 22. Reinaldo ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Prados Diaz, dhe gjyqtari vendos për penallti në favor të Bilbaos. Berengues nga pika e bardhë e penalltisë nuk gabon, duke kaluar në avantazh miqtë.

Deri në përfundim të pjesës së dytë dy moment të tjera për Los Colchoneros mirëpo Grizman dhe Depai nuk janë konkrete. Someone hedh në fushë në pjesën e dytë edhe Moratën, mirëpo është Bilbao që iu afrua ndjeshëm golit të dytë me Vilalibre.

Për madrilenët mundësinë më të mirë për barazim e krijon Lino, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën. Në fund skuadra e Simeones fiton një penallti, e cila anulohet për shkak se Morata ishte nisur në pozicion të parregullt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në 29 shkurt Atletiko Madrid duhet të bëjë një përmbysje të madhe në San Mames për të sfumuar këtë humbje në shtëpi. /vizionplus.tv