Vetëm pak orë na ndajnë nga finalja e madhe e “Wembley”, ku Borussia Dortmund dhe Real Madrid do të përplasin “brirët” për trofeun më të rëndësishëm europian për klube siç është UEFA Champions League.

Verdhezinjtë e Edin Terzic në sfidën për të ripërsëritur pas 31 vitesh historinë, për të fituar një tjetër “veshgjatë”, ndërsa “diktatorët” e këtij kompeticioni Real Madrid për të thelluar rekordet e tyre në Champions.

Borussia Dortmund vjen në këtë finale pas një rrugëtimi fantastik, ku arriti të dalë nga grupi i “Ferrit”, ku përballë kishte Milanin Piolit, PSG-në e Mbappe dhe Newcastle, për të vazhduar në fazën me eleminim direkt ku kaluan fillimisht PSV e Atletico Madrid, në 1/16-at e çerekfinale.

Surpriza më e madhe erdhi në raundi e parafundit, atë gjysmëfinale, ku kundër çdo parashikimi eliminuan nga gara, një prej favoritëve të momentit, kampionët francezë, të Paris-Saint Germain, me rezultatin e përgjithshëm 2 me 0.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë Real Madrid kur u duk se po ndërronte ciklin bëri atë që di të bëjë më mirë në këtë kompeticion “diktaturën” përballë çdo skuadre që i doli para, herë edhe me fat si në rastin e përballjes me Bayern Mynchen në gjysmëfinale.

Por a do të mundet Real Madrid t’i tregojë “vendin” edhe Borussia, apo gjermanët do të rrëzojnë nga “pushteti” tiranët e Champions, kjo mbetet për tu parë mbrëmjen e sotme në orën 21:00, sfidë e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në Tring Sport 1.

/Vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";