Luftëtari i UFC-së, Connor McGregor ka shtangur sërish fansat e tij mbrëmjen e djeshme, pasi nëpërmjet një postimi në llogaritë zyrtare në rrjetet sociale, ka njoftuar se do të tërhiqet dhe nuk do të luftojë më në ring.

Vendimi i 31-vjeçarit irlandez i ka lënë të gjithë pa fjalë, pasi fansat po përgatiteshin për një përballje mes tij dhe legjendës së UFC-së, Anderson Silva, por edhe një “revansh” i mundshëm ndaj Khabib Nurmagomedov.

“Përshëndetje njerëz! Kam vendosur të heq dorë nga ndeshjet. Ju falënderoj të gjithëve për kujtimet e bukura!”, ka shkruar ndër të tjera irlandezi Connor McGregor, në njoftimin e tij për tërheqjen, shkruan Supersport.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që McGregor njofton tërheqjen nga ky sport, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe marsin e vitit të kaluar, por u rikthye sërish në ring për t’u përballur me Donald Cerronen, të cilin e mposhti për vetëm pak sekonda.