Ndeshja finale e Euro 2024 përballë Anglisë, mund të ketë qenë e fundit për Luis De La Fuenten në drejtimin e Spanjës. 63-vjeçari, fitoi Europianin me “Furinë e Kuqe” duke e rikthyer Spanjën në majën e Europës me një lojë mjaft tërheqëse.

Të gjithë prisnin që De La Fuente të niste një cikël dhe të kërkonte gjithashtu edhe Kupën e Botës, por planet e trajnerit duket se janë të tjera.

Është “Washington Post” ajo që publikon lajmin e bujshëm se De La Fuente synon stolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të udhëhequr pikërisht ata në Kupën e Botës.

Sipas medias prestigjioze, përfaqësuesit e De La Fuentes i kanë shprehur gatishmërinë drejtuesve të Federatës Amerikane të Futbollit, që të jetë pikërisht 63-vjeçari spanjoll zëvendësuesi i Gregg Berhalter. Një lajm “bombë” për Spanjën vetëm pak ditë pas triumfit në Europian, ndërsa mbetet për t’u parë tashmë e ardhmja e De La Fuentes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kupa e Botës në vitin 2026 do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.