Kështu Prokuroria pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur të hapë një hetim për këtë deklaratë, ndërsa sipas mediave italiane, prritet të thirret numri një i klubit bardhekaltër për të dhënë sqarime mbi deklaratën. Lotito do të rrezikonte kërkesën për gjykime duke përfshirë reputacionin e njerëzeve klubeve dhe organeve që veprojnë në CONI, FIGC, UEFA dhe FIFA, sipas nenit 23 të kodit të ri të drejtësisë sportive.
Lotitos do t’i duhet të shpjegojë kontekstin e deklaratës dhe nëse ka, të japë informacione shtesë që ngrenë dyshime mbi parregullsi të kësaj ndeshjeje, ashtu sic presidenti i Lazios ka lënë të kuptohet në intervistën e tij.
Nëse Lotito nuk do të mund të mbrojë deklaratën e tij në media, atëherë rrezikon të përballet me një dënim shembullor, që përvec vlerës monetare, mund të shoqërohet edhe me një pezullim disa mujor.