Finalja e madhe në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë për femra deri në -52 kilogramë, mes Distria Krasniqit dhe Diyota Keldiyorova, i ka takuar xhudistes uzbeke.

Kjo është medalja e dytë në karrierën e saj në Lojëra Olimpike, pas asaj të artë në Tokio para tri vitesh. Për trajnerin e saj, Driton Kuka është medalja e katërt, me tri të arta dhe një të argjendtë.

Distria Krasniqi në përballje me Diyota Keldiyorovan, luftoi shumë, por nuk ia doli, duke e humbur finalen me një wazzari të uzbekes. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";