Të veshësh fanellën me numrin 10 të Kombëtares është një nder dhe përgjegjësi e madhe, veçanërisht nëse së fundmi sapo ke bërë 21 vjeç.

Jamal Musiala, talenti dhe shpresa e futbollit gjerman për Kampionatin Europian, që do të luhet në Gjermani, e di mirë këtë fakt.

Mesfushori i Bayern Munich tha për mediet gjermane përpara miqësoreve kundër Francës dhe Holandës se gjithmonë e kishte ëndërruar që një ditë të mbante numrin 10 në Kombëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri 10 ka qenë gjithmonë një ëndërr, që kur isha fëmijë. Kur shikoja Messin, gjithmonë doja ta vishja atë fanellë. Është vërtet e veçantë. Ne jemi Gjermania dhe duhet të japim gjithçka nga vetja, ta kthejmë presionin në motivim. Ndihem si një lider, shpresoj të tërheq edhe shokët e skuadrës”, deklaroi Musiala.