Notarja braziliane Ana Krolina Vieira, u përjashtua nga Lojërat Olimpike “Paris 2024” pasi doli pa leje nga fshati olimpik për të takuar të dashurin Gabriel Santos dhe për të shijuar jetën e natës në kryeqytetin francez.

Sipas mediave braziliane, kur iu kërkua llogari nga Komiteti Olimpik Brazilian, ajo shfaqi një sjellje agresive dhe u mor vendimin për ta dërguar në shtëpi, shkruan Living.

Sipas institucionit olimpik brazilian, 22-vjeçarja tregoi mungesë respekti dhe agresivitet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Partneri i saj Santos, i cili u eliminua në garat e stilit të lirë 4×100 për meshkuj, gjithashtu u penalizua, por ai kërkoi falje për veprimin dhe nuk u pezullua.

Çifti është pjesë e Esporte Clube Pinheiros, një nga klubet braziliane të atletikës me më shumë sportistë në Lojërat Olimpike të Parisit.