E ardhmja e Erik Ten Hag te Manchester United mbetet në diskutim, pavarësisht se skuadra është rikthyer te rezultatet pozitive, 6 fitore në 10 ndeshjet e fundit.

Sipas Daily Star: Sir Jim Ratcliffe, aksionari i ri i klubit, po mendon t’i besojë stolin trajnerit aktual të përfaqësueses angleze, Gareth Southgate.

Britaniku ka një kontratë me “tre luanët” deri në dhjetor të këtij viti, ndërsa ka refuzuar pak kohë më parë ofertën për të rinovuar kontratën aktuale. Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, bosi i United do të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e Southgate pas përfundimit të “Euro2024”.

Ratcliffe ka marrë mendimin e shumë legjendave të klubit të cilët me sa duket i kanë sugjeruar emrin e Southgate. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";