Një propozim i pazakontë ka ndodhur gjatë Lojërave Olimpike. Atletja Alice Finot i propozoi të dashurit për martesë.

Pas finales së garës së 3000 metrave me pengesa, atletja franceze “festoi” vendin e katërt në botë duke i propozuar partnerit. Në qytetin e të dashuruarve Alice Finot, me propozimin e bërë, mbajti një premtim të bërë përpara garës.

Ajo i kishte thënë partnerit se nëse do të përshkruante garën nën 9 minuta, do të kërkonte që të martoheshin dhe kështu ndodhi, pasi ajo u rendit e katërta me kohën 8’58”67.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë ndodhur shumë propozime, duke dhuruar emocione. /vizionplus.tv