Egnatia ka ripërsëritur historinë duke u shpallur për të dytin vit radhazi fituese e Kupës së Shqipërisë.

Rrogozhinasit kanë mundur në finale 1-0 Kukësin. KA qenë një ish i cili i ka dhënë fitoren Engatias në finalen përballë Kukësit. Ishte Ndreca i cili në minutën e 38-të të takimit shënoi golin e vetëm i cili rezultoi deçiziv në këtë finale.

Kuksianët që tashmë kanë rënë nga kategoria e shihnin kupën si shpresën e fundit për të zvogëluar sadopak zhgënjimin.

Nga ana tjetër Egnatia tregoi edhe njëherë se nuk është rastësisht në vendin e parë në Superiore dhe për të dytin sezon radhazi skuadra më e mirë në  Shqipëri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë nuk munguan as surprizat në shkallët e stadiumit ku tifozët e Rrogozhinës shpalosën pankartën në kujtim të kapitenit të tyre Rafael Duamena i cili humbi jetën në fushën e lojës, kur Egnatia luante përballë Partizanit.