Stafetën në çerekfinale e marrin “betejat titanike” Manchester City – Real Madrid dhe Bayern Munich – Arsenal, të cilat do të përcaktojnë se cilat dy skuadra do të plotësojnë enigmën e fazës gjysmëfinale të Champions League, pas Paris Saint-Germain dhe Dortmund.

Në një ndeshje emocionuese, Real Madrid dhe Manchester City u barazuan 3-3 në Santiago Bernabeu për të vendosur një ndeshje të madhe kthimi në Etihad sonte.

Në ndeshjen e Londrës, Arsenali dhe Bayern Munich barazuan 2-2 dhe tani në revansh në Mynih do të vendoset kualifikimi. Dy skuadrat nuk janë në maksimumin e tyre, pasi Topçinjtë po vijnë nga disfata në shtëpi ndaj Aston Villas (0-2), ndërsa Bayern humbi ligën pas 11 vitesh. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";