Një lajm i keq nga bota e futbollit në Itali teksa është ndarë nga jeta në moshën 26-vjeçare, Mattia Giani.

Ky i fundit u ndje keq gjatë ndeshjes mes Castelfiorentino dhe Lanciotto e vlefshme për kampionatin e Toskanës.

Giani, i promovuar nga akademia e Empolit, u transportua për në spital, por gjatë ditës së hënë mbërriti lajmi i keq për ndarjen nga jeta të 26-vjeçarit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Së fundmi, reagoi edhe klubi i Empolit që i dërgoi ngushëllime familjes së lojtarit.

Kujtojmë se ky ishte rasti i dytë i rëndë në Itali pas atij të Ndicka të Romës, ku për fat mbrojtësi u stabilizua dhe është në gjendje të mirë shëndetësore jashtë çdo rreziku për jetën.