Ka ndërruar jetë një prej emrave të njohur të arbitrimit në vendin tonë, Astrit Mema.

Ish-arbitri i kolegjiumit të Gjirokastrës në vitet ’90, ka drejtuar në nivelet më të larta të futbollit në vendin tonë.

Pasi mbylli karrierën në fushën e lojës, Mema u bë kryetari i Kolegjiumit të Gjirokastrës dhe për shumë vite, ka qenë edhe vëzhgues i FSHF-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa vite më parë, ai u prek nga një sëmundje e rëndë dhe u largua nga fushat e futbollit, duke u zhvendosur në Tiranë, ku ka jetuar vitet e fundit, teksa sot është mësuar lajmi për ndarjen nga jeta të tij.