Rritet kurioziteti dhe ankthi sigurisht mbi listën e lojtarëve me të cilët Shqipëria do të përfaqësohet në dy takimet e fundit të kualifikueseve të Kupës së Botës.

Paraditen e të premtes FSHF do të publikojë listën e kuqezinjve të cilët do të jenë në dispopzicion të stafit teknik për ndeshjen kundër Andorës në datë 13 nëntor dhe atë kundër Anglisë më 16 nëntor.

Tekniku i kombëtares nuk është njeri i surprizave të mëdha, e gjasat janë që kështu të ndodhë këtë të premten sa i takon emrave të futbollisteve që ai do të ketë nën armë për dy ndeshjet jetike për blindimin e vendit të dytë në grup, që na sigurojnë fazën Play OFF.

Porta do të vazhdojë të jete pronë e Tomas Strakoshës, ndërsa në mbrojtje për fat të mirë ndryshe nga duelet e tetorit do të ketë bonus rikthimin në formë të Ardian Ismajlit, përveç kapiten Gjimshitit, apo Hysajt dhe Mitajt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në mesfushë gjithashtu asnjë risi me emra si Julian Shehu, Asllani, Ramadani, Laçi dhe Medon Berisha në dispozicion të Silvinjos.

Në krahët e sulmit Arbër Hoxha dhe Jasir Asani janë të paprekshëm dhe kësaj liste i shtohet gjithashtu edhe Nedim Bajrami, i cili nuk luan më në klub prej muajsh por është i preferuar në Kombëtare. Edhe në sulm asgjë e re. Broja, Manaj, Uzuni dhe Daku pjesë e grupit. E vetmja risi mund të jetë Abnis Mehmeti, absolutisht lojtari shqiptar më në forme ne futbollin britanik.

Golat dhe asistet e tij tek Bristol City deri më tani nuk e kanë bindur Silvinjon. Ndoshta këtë herë mund të jetë momenti i duhur  për tu rigrumbulluar. Silvinjo do të shpjegojë zgjedhjet e tij të premten në orën 11:00 në daljen e zakonshme për mediat. Grumbullimi nis në Barcelonë me 10 nëntor, duke marrë në konsideratë afërsinë me Andorran, sfidë që e luajmë në transfertë 3 ditë më vonë./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";