Kanë mbetur edhe pak javë drejt fillimit të Kampionatit Europian, i cili këtë verë do të zhvillohet në Gjermani.

Për herë të dytë në histori në një Europian do të marrë pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Tashmë kanë filluar të parashikohet se kush e kalon grupin e kush në fund shpallet kampion. Një parashikim sa i përket këtij kampionati e ka dhënë edhe legjenda e futbollit anglez, Jamie Carragher.

Sipas tij, Shqipëria do të përfundojë e fundit në grupin e saj B. Ai mendon se nga ky grup do të kualifikohet Spanja dhe Kroacia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i takon finales, sipas Carragher, atje do të shkojnë Gjermania dhe Franca, me këtë të fundit që sipas tij do të shpallet kampion i Europës për vitin 2024.

Pra nga 14 qershori e deri më 14 korrik sytë e të gjithëve do të jenë të kthyer nga Europiani i Gjermanisë.