Me finalet e EURO 2024, që do të nisë në më pak se 50 ditë, UEFA do të nxjerrë në shitje një sasi biletash të fundit në orën 11:00, të enjten më 2 maj, të disponueshme për t’u blerë në EURO2024.com/tickets.

Biletat që janë në dispozicion do të përfshijnë biletat e ofruara për rishitje përmes platformës zyrtare të rishitjes në mars/prill, bileta të vëna në dispozicion pas finalizimit të konfigurimeve të stadiumeve dhe një numër të konsiderueshëm biletash me pamje të kufizuar me çmime më të ulëta.

Shitjet e minutës së fundit do të zhvillohen në bazë të prioritetit të aplikimit, derisa të shiten të gjitha biletat, dhe ky është shansi i fundit për tifozët që të blejnë bileta për të ndjekur ndeshjet e EURO 2024 në stadium.

Ashtu si me fazat e mëparshme të shitjeve, biletat pritet të shiten shumë shpejt, veçanërisht për ndeshjet me kërkesa të larta, siç janë ndeshjet që përfshijnë vendin pritës Gjermaninë ose vetë finalen. Numri i biletave të disponueshme do të ndryshojë nga ndeshja në ndeshje. Në total, do të nxirren në shitje më shumë se 100,000 bileta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse do të ketë bileta të mbetura të disponueshme gjatë përgatitjes se turneut final, do të bëhet një lajmërim në EURO2024.com/tickets.

Për informacion rreth shitjes së paketave zyrtare të mikpritjes EURO 2024, vizitoni 2024-hospitality.com./fshf