Janë mbyllur tre sfidat e orës 18:45 të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Europa League. Liverpool është me një këmbë në fazën tjetër, pasi triumfoi 1-5 ndaj Spartës së Pragës në aktin e parë.

The Reds zhbllokuan shumë shpejt llogaritë, që në minutën e gjashtë, me Mac Allister që shndërroi në gol një penallti. Nunez, me një goditje fantastike nga distanca dyfishoi shifrat në të 25-tën. Ekipi i Klopp thelloi diferencat në të 45-tën, sërish Nunez.

Çekët u “zgjuan” në fillimin e pjesës së dytë dhe ngushtuan shifrat pas një autogoli të Bradley. Asgjë për t’u shqetësuar për Liverpool, që e ktheu sfidën në një “festival” golash, këtë herë “tundën rrjetën” Diaz dhe Szoboszlai.

Roma fitoi pastër 4-0 ndaj Brighton, duke argëtuar kështu tifozët në shkallët e stadiumit në “Olimpico”. Një top perfekt i Paredes për Dybalan, u shfrytëzua në maksimum nga ky i fundit, ku për konfirmimin e golit u nevojit ndërhyrja e sistemit VAR.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Brenda fraksionit të parë, Lukaku përfitoi nga një gabim i prapavijës, për të çuar ekipin në epërsi të dyfishtë në dhomat e zhveshjes.  Në 45-minutat e dyta, emrin në listën e golashënuesve e vendosën edhe Mancini e Cristante.

Befasi në Azerbajxhan, teksa Qarabag barazoi  2-2 me Leverkusen, me “aspirinat” që vetëm në  fund realizuan golin e dytë.