Federata serbe e Futbollit është gjobitur me 20.000 franka nga FIFA, për shkak të shfaqjes së një flamuri me një hartë ku Kosova ishte paraqitur si pjesë e Serbisë. Ky flamur u pa në zhveshtoren e përfaqësueses serbe gjatë ndeshjes midis Brazilit dhe Serbisë, të zhvilluar më 24 nëntor në Katar, në kuadër të Kupës së Botës.

 

 

Sipas Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), me shfaqjen e këtij flamuri, ku ishte përfshirë harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”, Serbia ka shkelur dy nene të Kodit Disiplinor të saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

FIFA kishte nisur procedurë disiplinore për këtë rast, pas një ankese të paraqitur në nëntor nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

FFK-ja e kishte cilësuar këtë veprim si akt shovinist.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Akte të tilla shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, prandaj FFK si anëtare e barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të FIFA-s, kërkon nga ky institucion që të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

 

 

FIFA po ashtu ka hapur edhe një procedurë tjetër disiplinore ndaj Serbisë, pas një ankese të re të FFK-së. Më 5 dhjetor, organi kryesor i futbollit në botë, tha se ka nisur procedura disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, nën dyshimet se kombëtarja serbe ka shkelur disa rregulla gjatë një ndeshjeje me kombëtaren e Zvicrës, në kuadër të Kampionatit Botëror të futbollit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Autoritetet në Kosovë thanë në ankesën e tyre se gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, të zhvilluar më 2 dhjetor, janë dëgjuar “fyerje të rënda nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë” në drejtim të shqiptarëve dhe janë vërejtur “veprime raciste nga tifozët serbë”. Në kombëtaren e Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje shqiptare, përfshirë Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin me prejardhje nga Kosova, dhe Ardon Jasharin me prejardhje nga Maqedonia e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";