Nuk ishte ndodhur kurrë më parë që një skuadër e Premier League-s të shpallej kampione e Anglisë 7 javë para përfundimit të kampionatit. Ja arriti Liverpooli magjik i Jurgen Kloppit, që ktheu në “Anfield” trofeun me prestigjioz në Ishull pas 30 vitesh mungesë.

Në përfundim të sfidës mes Chelsea-t dhe Manchester City-t (2-1) fansat e zjarrtë të “The Reds” pushtuan rrugët e qytetit për të festuar këtë sukses historik, shkruan Supersport.

Nuk mund të jenë të pranishëm në “Anfield” as në ndeshjet e mbetura të kampionatit, për shkak të kufizimeve që lidhen me pandeminë, por askush nuk mundi t’i ndalonte për të shkarkuar gjithë atë akumulim emocionesh prej dekadash në rrugët e qytetit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";