Skuadra e Elbasanit është shpallur zyrtarisht dhe matematikisht kampion i Kategorisë së Parë.
Këtë gjë e arritën falë triumfit 5-0 përballë Tomorit brenda në “Elbasan Arena”, edhe pasi Bylisi nuk shkoi më tepër se barazimi 0-0 me Vorën.
Një arritje e madhe për të besuarit e Nevil Dedes, që përveç se kanë garantuar ngjitjen në Superiore pas kaq shumë vitesh, mund të paraqiten me petkun e kampionit të Kategorisë së Parë.
Heroi i ndeshjes kundër Tomorit ishte Lleshaj i cili shënoi një tripletë, pastaj vend për realizime patën edhe Greca me Klament. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";