Franca vazhdon misionin duke mposhtur Poloninë 3 me 1 e duke siguruar një biletë për në cerëkfinale të Kupës së Botës.

Gjelat e nisën e nisën vrullshëm pjesën e parë ,ku u evidentuan dy goditje mjaftë të mira nga  Tchouameni dhe Dembele që vendosën në vështirësi  portierin Szczesny.

 

Nga ana tjetër dhe polakët kërcënuan portën franceze në minutën e 37-të, me  Zielinski e më pas me Cash por  Varane  shpëtoi  topin në vijën fatale. Megjithatë pas disa minutash Oliver Zhiru  kaloi në avantazh të tijët  duke u shëndërruar edhe golashënuesi më i mirë i Francës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Në episodin e dytë  Kampionët e Botës në fuqi  u shfaqën  më të  qartë në fushën e lojës .

 

Treshja fantastike franceze Mbappe, Dembele,  dhe Giroud tentuan disa herë për të gjetur golin e dytë .Dhe në minutën e 74 gjelat kaluan në epërsi nga një kundërsulm  i ekzekutuar  mjaftë mirë nga  Mbappe ku nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Polakët të demoralizuar i lanë sërishë  hapësira sulmuesit të PSG i cili realizojë dollin e dytë personal dhe cvulosi shifrat në 3 me 0.

 

Në fund  polakët patën  kohë të shënonin një gol me Robert Leëandoëskit me anë të një 11 metershi  i cili i shërbeu sa për statistikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";