Zlatan Ibrahimoviç kishte marrë oferta interesante në javët e fundit, ndërsa ai ende nuk e kishte vendosur nëse do të qëndroje te Milani, apo do të largohet.

Por një dëmtim i pësuar rrezikon t’ia ndryshojë plotësisht të ardhmen sulmuesit suedez, ndërsa te Milani janë mjaft të shqetësuar, se sezoni për lojtarin ka përfunduar.

Sipas mediave italiane, mendohet se bëhet fjalë për një tërheqje në pulpë, por te kuqezinjtë i frikësohen edhe një dëmtimi në tendinën e Akilit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nëse dëmtimi është kufizuar vetëm në pulpë, sulmuesit suedez do t’i duhen 1 ose 2 muaj rekuperim. Nëse bëhet fjalë për tendinën e Akilit, koha e rekuperimit do të jetë shumë më e gjatë.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Ibra është dëmtuar në fund të ndeshjes stërvitore. Pas një sprinti, sulmuesi ka ndjerë dhembje në pulpë dhe është larguar nga Milanello.

Tashmë, priten vizitat mjekësore për të qartësuar rëndësinë e dëmtimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";