Futbollisti i “Kaizer Chiefs”, Luke Fleurs, është qëlluar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Afrikën e Jugut.

Sipas “BBC”, të shtënat ndodhën në një pikë karburanti.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili përfaqësoi Afrikën e Jugut në Lojërat Olimpike të Tokios, po priste t’i shërbenin kur iu afruan persona të armatosur të panjohur, të cilët e urdhëruan të dilte nga automjeti.

Një nga të dyshuarit u largua nga vendi i ngjarjes me veturën e Fleurs pas të shtënave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të dyshuarit i drejtuan një armë zjarri dhe e nxorrën nga automjeti i tij, më pas e qëlluan një herë në pjesën e sipërme të trupit”, tha për mediat lokale zëdhënësi i polisicës Gauteng, Mavela Masondo.

Policia po merret me rastin dhe detaje të tjera do të jepen në orët në vijim.