Vera e vitit 2014 ishte për Toni Kroosin (ishte 24 vjeç) një moment lumturie dhe ndryshimi që do t’i sillte shumë suksese nga atëherë e deri më sot.

Kampioni i freskët i botës përgatiti valixhet për në Spanjë dhe la pas tetë vite përvojë te Bayerni.

Pjesa tjetër është historia e një prej blerjeve më fitimprurëse në historinë e klubit mbretëror.

25 milionë euro për të cilat me kalimin e kohës në Mynih u penduan, ndërsa në Valdebebas i konsiderojnë si “të holla” apo para xhepi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Brenda klubit bavarez në fillim supozuan se kishin bërë atë që duhej. “Kroos nuk donte të rinovonte. Ai do të kishte qenë i lirë në vitin 2015 pa pasur nevojë të paguante asnjë klauzolë lirimi. Prandaj, transferimi i tij i hershëm ishte vendimi i duhur”, tha Karl Hopfner, atëherë president i Bayernit, disa javë pas operacionit.

Vite më vonë, vlerësimi ishte i ndryshëm: “Ishte një gabim që e lamë të largohej”, pranoi në 2018 Matthias Sammer, drejtor sportiv në kohën e operacionit.