Në fillim të viteve 90-të, Mike Tyson ra në fatkeqësi dhe provoi qelinë. Kampioni i atëhershëm i botës në peshat e rënda të boksit profesionist, në mënyrë të pashmangshme u njoh në burg me të dënuar të tjerë, veçse për akuza të ndryshme nga ai. “Iron Mike” u vu pas hekurave i nxjerrë fajtor për përdhunim, ndërsa në qeli kishte njerëz të dënuar për vrasje.

Sot e kësaj dite, kur kanë kaluar gati 30 vjet, Tyson nuk i ka harruar miqtë e dikurshëm, ata me të cilët kaloi ditët nga më të vështirat e jetës së tij. “Ata janë vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm, thotë ishkampioni, dhe unë shkoj i vizitoj edhe sot e kësaj dite”. Jo vetëm kaq, por Tyson ka pasur edhe shokë që i ka njohur që në adoleshencën e hershme, që në fëmijëri.

“Ne ishim njësoj dhe vidhnim bashkë, – tregon Tyson, – gjithsesi, unë isha ndryshe nga ata sepse unë fillova boksin, dhe thoja se ata nuk duhej të vazhdonin ta bënin atë punë”. Ish-boksieri ka pasur fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë, sepse u arrestua nga policia 38 herë përpara se të mbushte 13 vjeç. E tillë ishte mënyra sesi ai u rrit, dhe kjo shpjegon shumë gjëra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";