Është për t’u duartrokitur gjesti i klubit belg të Cercle Bryzh, drejtuesit e të cilit vendosën t’i rinovonin kontratën portierit Migel Van Dame, pavarësisht problemeve të rënda shëndetësore.

26-vjeçari i sëmurë me leucemi, ka treguar shenja të dukshme përmirësimi teksa vijon me terapitë dhe stërvitjet intesive. Van Dame është pjesë e klubit belg, që prej vitit 2013-të, teksa mbështetja e klubit duket se po e motivon më tepër gardianin 26—vjeçar.

“Të rinovonim me Miguel Van Damme ishte thelbësore për ne. Ai ka luajtur për ne që nga viti 2013, është pjesë e rëndësishme e këtij ekipi. Cercle është Miguel, Miguel është Cercle”, u shpreh drejtuesi i lartë i lartë i klubit në lidhje me këtë ngjarje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";