UEFA bëri të ditur emrin e arbitrit që do të drejtojë finalen e Euro 2016 mes Spanjës dhe Anglisë të enjten. Është francezi 35-vjeçar, François Letexier, ai që do të marrë detyrën e gjyqtarit të ndeshjes së madhe për titull, i favorizuar ndër të tjera edhe nga eliminimi i vendit të tij në gjysmëfinale nga Spanja.

Ai është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2017 dhe tashmë ka arbitruar 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij. Në Kampionatin Evropian ai ka arbitruar tashmë Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri dhe ka qenë si gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë në Mynih.

Sezonin e kaluar, Letexier mori drejtimin e dhjetë ndeshjeve ndërkombëtare dhe ishte zyrtari i katërt për finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s 2024 midis Borussia Dortmundit dhe Madridit në Wembley. Ai ishte gjithashtu arbitri për Superkupën e UEFA-s 2023 midis City dhe Sevilla.

Arbitri francez, eksperienca e të cilit në ndeshjet zyrtare të UEFA-s nuk është e gjerë, nuk ka gjykuar asnjëherë për kombëtaren angleze, por për U-20-at.  Ai ka dy eksperienca me La Rojan, një në Ligën e Kombeve kundër Çekisë (2-2) dhe një tjetër në edicionin aktual të Eurokupës kundër Gjeorgjisë, në ndeshjen e 1/16-tës që Spanja fitoi 4-1.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ekipi i arbitrave

Gjyqtar: François Letexier (Francë)

Ndihmës gjyqtarë: Cyril Mugnier, Mehdi Rahmouni (Francë)

Zyrtari i katërt: Szymon Marciniak (Poloni)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndihmës arbitri rezervë: Tomasz Listkiewicz (Poloni)

Video ndihmës arbitri: Jérôme Brisard (Francë)

Asistent VAR: Willy Delajod (Francë)

Mbështetje VAR: Massimiliano Irrati (Itali)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

/vizionplus.tv