Arbër Hoxha vijon të kalojë një formë fantastike në kampionatin kroat, duke treguar vlerat çdo javë. Edhe këtë të shtunë Arbër Hoxha ka shënuar sërish, duke i dhënë tre pikët Dinamos së Zagrebit, e cila fitoi 2-1.

Jo vetëm ka realizuar golin e fitores, por ka shënuar një nga golat më të bukur, nga një kënd ku është thuajse e pamundur për të çuar topin në rrjetë.

I aktivizuar mes titullarëve, Hoxha pa skuadrën e tij të kalonte në avantazh e më pas të arrihej nga miqtë falë golit të ish-mesfushorit të Tiranës, Merveill. Por në minutën e 84-t, Hoxha tregoi aftësitë e tij me një gol të pabesueshëm.

Ai mori topin në krahun e majtë dhe pastaj nga një kënd i pamundur, lëshoi një goditje të kalibruar që shkoi mbi portierin dhe përfundoi në rrjetë, për t’i dhënë përsëri avantazhin ekipit të Dinamos së Zagrebit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky ishte goli i tij i tretë këtë sezon në Kroaci.