Bruno Guimaraes është dëshira e madhe e Pep Guardiolës për sezonin e ardhshëm.

Trajneri spanjoll është një admirues i madh i mesfushorit brazilian, të cilin dëshiron ta ketë pjesë të skuadrës së tij.

Shtypi anglez shkruan se 53-vjeçari u ka kërkuar drejtuesve të Manchester Cityt të sakrifikojnë për të siguruar firmën me Guimaraes, por Newcastle kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë 26-vjeçarin, për kartonin e të cilit pagoi 42 milionë euro te francezët e Lyonit në janarin e vitit 2022.

Guimaraes është shndërruar në një nga pikat më të forta të bardhezinjtë të Eddie Howes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjithsesi, milionat nuk janë problem për Citizens, të cilët kanë nisur nga puna për të gëzuar Pep Guardiolën.

Vetë futbollisti u shpreh ditë më parë se Premier League është kampionati i tij i preferuar dhe se ka realizuar ëndrrën e madhe duke luajtur në ishull.

“Të luaja në Angli ka qenë gjithmonë ëndrra ime. E kam ndjekur gjithmonë Premier Ligën. Që kur erdha në Newcastle, gjithçka ka shkuar mirë në jetën time, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Jam shumë i lumtur që po luaj në kampionatin më të mirë në botë dhe që jam pjesë e një skuadre të madhe. Dua të luaj këtu edhe për shumë vite, por sigurisht që kam edhe objektiva të tjera”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";